“Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i Partisë Demokratike duket se është pozicionuar qartë në krah të Lulzim Bashës në debatin që po zhvillohet brenda kësaj partie politike. Një ditë pasi “fshikulloi” ashpër të gjithë kritikët e tij, që sipas “RD”-së nuk kishin asnjë ide por vetëm inat personal me Bashën, tashmë duket se ia ka mbyllur përfundimisht “derën” zërit kritik në parti.
Faqja-e-pare-22-696x923
Referuar shkrimeve të botuara në numrin e sotëm bie në sy fakti se asnjë prej qëndrimeve të deputetëve apo zyrtarëve të lartë të PD-së që kërkojnë dorëheqjen e Bashës nuk është është pasqyruar në gazetën e partisë, përveç një lajmi të shkurtër që rivali i tij i vetëm në garë është Eduard Selami.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb