Kandidati në garë për kreun e PD-së, Eduard Selami, ka folur rrëfyer raportin që ka me ish-kryetarin, Sali Berisha.

Në një intervistë për “Panorama”, ai pranon se Berisha i ka shprehur neutralitetin, të cilin ai e respekton dhe thotë se me të do të ketë bashkëpunim.

“Patjetër që do të kem një bashkëpunim me z.Berisha. Por jo si ky bashkëpunim që të jetë një hije e zbehtë, duke marrë anët më negative të tij, siç është autoritarizmi që ka marrë z. Basha. Por siç jemi ne Parti Demokratike, parti e vlerave dhe trashëgimisë, edhe unë do të marr anën më të mirë të z. Berisha”, thotë Selami.

Sipas tij, Berisha, ka kontributin e tij.

“Por në atë model të ri lidershipi që unë ofroj, z. Berisha do të jetë një zë, por nëse do të merret apo jo parasysh mendimi i tij, atë do ta vendosin forumet. Unë nuk e shoh lidershipin që të mënjanohet njëri dhe të vijë tjetri. Çdokush ka vlerë dhe pa dyshim z. Berisha ka vlerë në PD”, thotë Selami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb