Propozimi Ivica Daçiçit për caktim kufijsh ndërmjet serbëve e shqiptarëve në Kosovë vijon të mbetet temë në mediat serbe.

Sipas gazetës “Novosti”, e cila e citon Daçiçin, pas këtij “gjesti bujar” Beogradi pret edhe kompensim financiar për pasurinë private e shtetërore që sipas kësaj gazete ka pushtuar Kosova, shkruan koha.net.

Më tej në artikullin e gazetës thuhet se “me privatizimin ilegal janë tjetërsuar shumë ndërmarrje të Serbisë, të cilat kanë pasur 1.350 objekte në Kosovë. Fondi për zhvillimin e Serbisë ka pjesë në pronësinë e 155 ndërmarrjeve me vlerë 180 milionë euro. Vlera e përgjithshme e pasurisë serbe në Kosovë është rreth 200 miliardë dollarë e në pronësi të shtetit të Serbisë është 29 për qind e tokës së Kosovës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: