Në edicionin e djeshëm të gazetës së përditshme turke “Sozcu” u botua një faqe bosh, në shenjë proteste kundër arrestimit të disa gazetarëve të kësaj gazete.

Kjo gazetë është organ i opozitës turke. Gazetarët në Turqi që nga 14 korriku, kur dështoi grusht-shteti, u përballën me masa represive, arrestime dhe përndjekje. Shumë media opozitare janë mbyllur. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: