Një ditë pas skandalit seksual të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar publikisht se është kërcënuar në telefon nga avokatja Eni Çobani. Në një postim në Facebook, Skuqi shkruan se ajo e ka telefonuar dhe e ka kërcënuar se do ta zhdukë bashkë me familjen, ndërsa pyet se ku e gjen guximin?!

“Guximi i tepruar i Eni Cobanit. Nuk e di se si e gjeti numrin tim personal, Eni (Cobani), per kete fakt nuk merakosem shume, por me cuditi guximi i saj, madje thashe me vete “Ku e ka mesuar kete zanat, qe guxon telefonon nje gazetar dhe e kercenon hapur se do ta zhduk ate dhe familjen e tij”.
Eja gjeje kete guxim Enit, mos te mesoj Saimiri i Puneve te Brendshme?!”, shkruan gazetari.

Skuqi, ditën e djeshme mori në mbrojtje gjyqtarin Guximtar Boçi, duke thënë se regjistrimet audio me qytetaren së cilës i kërkonte favore seksuale ishin thjeshtë biseda miqësore “alegro”.

Skuqi, shkroi dje se gjyqtari Boçi e kishte të shenjtë familjen dhe se ishte shantazhuar nga Eni Çobani dhe aktoret e saj. Sipas Skuqit gjyqtari e njihte qytetaren dhe se bisedat ishin mes miqsh, duke e hedhur poshtë investigimin dhe duke akuzuar Çobanin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb