TIRANË- Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë është çështja më e nxehtë e politikës e sigurisht edhe protesta e opozitës dhe zgjedhjet e 18 qershorit.

Pikërisht këto tema diskutohen sot në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24, ku analistë, gazetarë e politikanë komentojnë vendimet e marra në orët e fundit por jo vetëm. Ndërkohë debati i parë ka nisur për Presidentin e ri, që sipas Rakipit nesër pas orës 17:00 do të jetë Ilir Meta, i propozuar nga LSI dhe i mbështetur nga PS, shkruan BalkanWeb.

DEBATET
Rakipi: Nesër pas orës 17:00 Meta do të jetë President dhe sipas llogarive tona do të mbledhë edhe vota të opozitës. Do të kemi nesër Kryetar të Shtetit zotin Ilir Meta.
Domethënë nuk është Meta ai që ka ngritur çadrën…
Paloka: Idetë që Ilir Meta ka qenë i joni e keni nga fjalimi historik i Gramozit. Ajo që ka ndodhur me presidentin është thjesht një pazar i bërë nëpër restorante. Nuk janë interesat e qytetarëve shqiptarë. Asgjë që ka ndodhur nuk është në interes të qytetarëve shqiptarë.
Rakipi: Shtypi spanjoll thoshte që Shqipëria nuk ka kandidatë për President.
Balla: Shtypi sportiv?
Rakipi: Shtypi serioz.
Balla: Të gjithë e dimë që interesi i qytetarëve shqiptarë që lidhet me Kuvendin e Shqipërisë është fakti që prej dy muajsh në Kuvendin e Shqipërisë nuk bëhet e mundur respektimi i Kushtetutës për të çuar para procesin e reformës në drejtësi, ndër to edhe procesi i vettingut. Nëse flasim për interesin e shqiptarëve duhet të kuptojmë që edhe deputeti që kam përballë dhe kolegët e tij duhet të ishin në Kuvend.
Paloka: E pyete për Presidentin.
Balla: Ne kemi dashur, duam dhe vazhdojmë të shpresojmë që më 18 qershor të kemi një garë elektorale konkurrente ku padyshim do të donim të kishim përballë edhe PD-në. Ende se kuptojmë pse PD po i shmanget përballjes më 18 qershor.
Rakipi: E kuptoj që ju flisni sipas një radhe të caktuar, por unë kam zgjedhur pikën për Presidentin.
Nazarko: Pasi dëgjon politikanët aty, edhe këtu, ne të flasim…
Balla: Ju bëtë një parashtrim çfarë ndodhi kësaj jave, nga e hëna deri sot. Erdhëm në një moment që për të mundësuar pjesëmarrjen e PD në zgjedhje ne mundësuam një kërkesë të ardhur nga zoti Meta ku na u kërkua nga zoti Meta ne domosdoshmërisht duhet të përdornim edhe një mekanizëm tjetër për përfshirjen e PPE-së. Erdhi këtu një mik i nderuar David McAllister që erdhi në Tiranë me 3 pozicione. U bë ky proces, me kërkesën e zotit Meta, i cili ka insistuar. Si kryetar i parlamentit zoti Meta ka luajtur një rol më proaktiv për zgjidhjen e kësaj krize se Presidenti i Republikës.

Rakipi: Balla jeni pak të gëzuar pak
Balla: Mos u nxito, unë do jem i gëzuar kur të votohet Vettingu në Kuvend, atë ditë jam i gëzuar, se Kuvendi
Paloka: Mos na e neverit emisionin që në fillim
Balla: Ne sot i kërkuam partnerët tonë në koalicion, ne i thamë Metës që kjo situatë nuk mund të vazhdojë në mënyrë të paimagjinueshme. Në paketën e çështjeve të dërguara nga McAllister, çështja e parë ishte ajo e Presidentit. Me insistimin e PS, u kërkua që nesër të mos presim më, por që brenda 24 orëve, të zhvillojmë raundin e katërt. Në një takim të dy palëve, erdhën dy propozime, nesër do merret shqyrtim nga grupi parlamentar

Rakipi: Ilir Meta nesër do të jetë President i Republikës së Shqipërisë. Pse
Nazarko: Së pari ky është fundi i hipokrizisë së shumicës parlamentare. Nëse mazhoranca donte të priste opozitën, do t’i zhvillonte raundet çdo 7 ditë. T’i jepte kohë. Arsyet pse ka ngut, nuk i di, por është që të shtohet presioni mbi opozitën. Kjo është dhe dëshirë e faktorit ndërkombëtar. Ky presion është mbi opozitën që të ulet në dialog për të dalë nga kriza. Ka dhe presion mbi Metën, i cili luan me dy palët.
Rakipi: Është një gjendje që duket sikur po shkojnë në zgjedhje të parakohshme?
Bushati: Kjo mazhorancë me këtë qeverisje 4-vjeçare nuk ka dhuratë më të bukur se t’i dorëzojë Shqipërisë, Metën si President. Meta është i njëjti njeri me të cilin u bë fushatë që Meta e Berisha vjedhin Shqipërinë, e që Rama thoshte se i është ngjitur Berishës.  Është i njëjti që ka akuzuar se po përdorin policinë për të vjedhur vota. I njëjti njeri që ka goditur arrogancën e pushtetit. Habitesh si kanë ndodhur gjithë këto pas gjithë këtyre gjërave.

Bushati: Duket qartë që ka një presion më të fortët ndërkombëtarë kundër PD-së. Kush do ishte gjëja më normale? Bëji presion opozitës, ajo bën dialog, krijohet stabiliteti i një vendi normal. PD për mua po bën një gabim kur thotë nuk i kemi ndërkombëtarët kundër. Problemi është që unë jam nga ata që në 21 janar kur Berisha e Basha vrisnin njerëz në shesh, mua nuk më duhej fjala e ambasadorit amerikan që  thoshte njëri është burrë shteti dhe tjetri yll në ngjitje. Këta ndërkombëtarë na kanë treguar që shohin me lupë të vogël, momentale. Instrumentat e zgjidhjes së ngërçit në këtë vend i ka mazhoranca.

Nazarko: Faktori ndërkombëtar duhet dëgjuar në mënyrë kategorike. Nëse ti nga një vend i pazhvilluar që je dhe do të hysh tek vendet e zhvilluara duhet të dëgjosh të huajt. Çadra dhe protesta i ka arritur disa objektiva. Shikoni u zëvendësuan 4 ministra, po zëvendësohen drejtorët e policisë. Është rritur presioni i opozitës, kjo për shkak se ndërkombëtarët i kanë marrë si të mirëqena disa prej akuzave të tyre dhe i kanë vërtetuar. Ajo që ndodhi me McAllister ishte e turpshme për Bashën.

Paloka: Pse ndërkombëtarët e bënë që t’i largonte Rama drejtorët e policisë?
Nazarko: Kanë ndikuar..
Paloka: Po si kanë ndikuar kur nuk i përmendën fare drogën?
Nazarko: Gjermania i përgjon të gjitha, i di të gjitha. Pse Flamur Noka do ja tregojë Gjermanisë?
Balla: Paloka, vërtet mendon se ministri gjerman do vijë nga Gjermania të lexojë një deklaratë që ja kam thënë unë
Paloka: Unë nuk mendoj hiç, ishin deklarata mjerane.
Balla: Nëse deklaratat e mia i vlerësoni njëlloj si të ministrit gjerman, atëherë faleminderit
Paloka: Në fakt po tregoj mungesë respekti ndaj tij.

Rakipi: A do dëmtojë PD kundërshtarin duke vrarë veten?
Bushati: PD kishte një rrugë tjetër që do niste 4 vite më parë. Nëse do bënte “mea culpa”, mund të ndodhte që pushtetin e kriminalizuar të këtyre ta mundte me frymë popullore. Por a duhet të futet në një garë të pabarabartë PD me PS edhe pse Basha nuk doli kundër Berishës, dhe të sillte frymë të re. Rama po e shkatërron Tiranën, jo Veliaj, ai është për të bojatisur Tiranën.
Balla: Të thuash që Veliaj po shkatërron Tiranën, kjo është e tepërt.
Bushati: Beson njeri që do kesh ambjent për zgjedhje normale kur sheh që ti kryetarin e AMA-s ja jep një media të caktuar.
Balla: Ish-drejtori ishte një anëtar i pavarur? Ishte anëtar i këshillit të PD-së. Ne vumë një njeri që s’ka lidhje me PS.

(m.k/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb