Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Genc Ruli rrëfen: Çfarë ndodhi në ’97, pse u prishën marrëdhëniet e mia me Berishën

pd

TIRANE– Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli, rrëfen fillesat e tij në jetën politike në vend, raportet me Sali Berishën, largimin nga PD në vitin 1997 dhe rikthimin në 2005. Në një rrëfim ndryshe në studion e “News24”, deputeti Ruli nga “Këndi i Ekselencës” në “Vila 24”, ndalet tek jeta profesionale dhe momentet kur është përballur me detyra të vështira.

Ish-pedagog njihet në publik si politikan dhe ekonomist liberal. Deri në 2013 ai është bërë 4 herë ministër dhe 5 herë deputet.

Kur zgjedhjet parlamentare janë në prag ai nuk preferon sot të tregojë drejtim që kërkon të ndjekë në të ardhmen.

Sakaq, ai ka treguar edhe mënyrën sesi e vlerëson punën e Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

A është shumë i vështirë për t’u kuptuar tatimi mbi të ardhurat?
Nuk besoj se është kjo. Në 2003 kur donim të fusnim tatimin mbi vlerën e shtuar, kam shkuar në Parlament, në mbledhjen e grupit, deputetët ishin më kërkues atëherë, dhe kërkonin t’i kuptonin më mirë gjërat, mora një tabelë të zezë dhe kam shpjeguar çdo gjë me detaje. Tatimi kryesor në të gjithë botën është tatimi mbi të ardhurat. Kurse te ne ndodh e kundërta, tatimi kryesor është mbi vlerën e shtuar, pra TVSh.

Ju jeni ndër ministrat më jetë gjatë në periudhën e tranzicionit. Cili ka qenë çelësi i këtij suksesi?
Dikur karriera politike përcaktohej nga partia, ndonëse ngaqë ishin kontestues të atij regjimi. Pjesa më e madhe vinin nga jeta akademike. E imja ishte një futje rastësore në politike, jo se ishte larg ideve të miat, apo botëkuptimit tim. Në fillim ndjeva sikur më propozuan diçka të turpshme. Thoja me vete: Për ketë u përpoqëm ne për t’u bërë ministra? Ndaj e kam refuzuar për një muaj rresht. Pro pastaj kthehet në detyrim, se në fund të fundit kush do ta bënte, ne ishim. Duhet padyshim vullneti dhe pasioni. Nuk më ftoi njeri në PD, unë jam ndër themeluesit e PD.

Ju jeni liberal përsa i përket taksimit?
PD është një parti anti-komuniste, edhe si parti liberale. Kjo është edhe në përputhje me mentalitetin tim, kulturën time, nëse do të kthehesha pas jam i bindur që do gjendesha në të njëjtën zgjidhje, në të njëjtat shkallë. Asnjëherë s’ka liri absolute, kufizohesh nga vetvetja, nga të tjerët, nga ajo që dominon.

Mund t’i thoni arsyet pse u larguar në 1997 nga PD dhe çfarë ju bindi për t’u kthyer në 2005?
Kryesisht ka qenë kriza e filluar në 1996. Unë kam dhënë dorëheqjen si ministër atëherë, kanë qenë mosdakordësitë e mia me Berishën. Kishim dy mentalitete të ndryshme, të cilat shkonin në konflikt. Në atë kohë jam larguar, pati edhe mënyra të përjashtimit. Në një mbledhje të Këshilli Kombëtar në 1996 një grup deputetësh propozuam një zgjidhje politike që situata mos shkonte në konflikt, siç edhe shkoi, por kjo nuk u pëlqye nga Berisha. Kemi një qenë një grup deputetësh, Dashamir Shehi, Tomorr Dosti, etj. Unë i qëndrova larg politikës në ato vite. Kam qenë në Shqipëri në atë kohë, kam drejtuar një institut. Në 2005 duke menduar se mjaft gjëra kishin ndryshuar edhe në qëndrimin e lidershipit të PD është e nevojshëm të bëhej një ndryshim politik, dhe iu bashkova asaj kauze me zgjidhjen time, me bindjen time.

Si e shihni punën e Berishës? Të Bashës?
E vlerësoj punën e Berishës. Është shumë i përkushtuar në punën e tij. futet në zyrë që në mëngjes dhe realizon ato që i vendos vetes. Kritik është karakteri i tij dominues, ndërsa Basha është një politikan i ri, maturues, ka të bëjë edhe me tipin. Unë nuk dua ë jem pjesë e një butaforie politike, me këto batuta e replika që nuk i pëlqej.

Si e vlerësoni lidershipin e Ramës?
Si lider është disaster. Si njëri e njoh. Kemi qenë shok e miq bashkë. Si lider nuk më pëlqen. Këta persona janë të lindur e rritur këtu, por kur bëhen lider nuk dëgjojnë e nuk kuptojnë më. Kjo politikë që është sot me të metat e saj nuk është pjellë alienësh, por pjellë e kësaj toke, e këtij mentaliteti. Janë defektet e politikanëve që dëmtojnë shoqërinë, por edhe shoqëria ka ndikimin e saj që krijon këtë klasë politikanesh. Nga mënyra si i duartrokasim, i servilosemi, apo i shpartallojmë.

PD tashmë po kërkon një qeveri teknike, si do realizohet kjo?
Qeveria ka njohur qeveri tranzicionale derisa të kalohet në pozita më të besueshme. Nuk bëhesh dot për 20 vite europioan, Europa ka pas një histori 400 vjeçare. Nuk duhet të jemi pesimistë, progres kemi bërë shumë. Por çfarë kemi në lëkurën tonë historike, do na pengojë shumë. Në Shqipëri ka shumë mosbesimin për institucionin e zgjedhjeve. Në këtë situatë ku jemi është e pamundur të ketë zgjedhje ët lira e të ndershme. Nuk mund të flasim për rezultatin e zgjedhjeve, pasi ky nuk dihet. Por pavarësisht pritshmërive, nuk mund të ketë zgjedhje me këtë situatë, ku duken qartë fijet e krijuara mes qeverisë dhe krimit. Janë krijuar kartele të rrezikshme, nga njëra anë është politika, nga ana tjetër droga, dhe një tjetër grupim i lidhur me Ramën.

Shumë shpejt mbaron afati për zgjedhjen e Presidentit. Cili do jetë qëndrimi i PD?
Nuk mbete vendi pa president. Më e vështirë është të zgjidhet një deputet sesa një President. Ndryshimet kushtetuese e kanë bërë këtë situatë.

E miratoi PD…
Bashkë me Partinë Socialiste. Dhe rreziku më i madh në këto vite është roli që ka kreu i qeverisë në këtë vend. Që të ecë normalisht politika duhet të ketë balancim të pushteteve.

Si ndikon në PD qëndrimi i ndërkombëtarëve?
Jo vetëm brenda PD, por edhe më gjerë është shfaqur një lloj sjellje fëminore në këto qëndrime. Vihet re një lloj servilizmi.

(el.sp/BalkanWeb)



loading...

Komente ( 4 )

  • JK

    Mire genc 8 vjet me fatosin keshiltar 8 vjet me saliun minister. JE NE RREGULL PER PRESIDENT POULLI TE RRI MSYTE NGA QIELLI KJO ESHTE ELIA HAJDUTEVE POLITIKANE.

  • Genc Ruli ty te kane pozicionuar tek PD por kurre shpirterisht nuk ke qene i lidhur me PD ! Ti ke qene ai qe e ke vjelur me se miri PD kur ka qene ne pushtet ! Ti nuk je perfolur apo akuzuar kurre as nga PS dhe as nga LSI ! Ti kur ke qene minister ke mbajtur me para vetem njerzit e PS. Sigurisht dhe PS te ka mbajtur me para kur ti drejtoje Institutin e Studimeve Politike ku benin pjese 4 hileqaret Zef Preci, Artan Hoxha, Shkelzen Marku me ne krye ty ! PD, Berishes dhe tani Bashes e keqja nuk i vjen nga PS por nga hileqaret dhe shushujat qe e sabotoni nga brenda !

  • tu prish puna ty ti je nje nga njerzit me te pasur ne ballkan je dhe komunist je dhe laro i ke te tera je i kompletuar

  • Nje nder shkaqet qe humbi Bersha ke qe ti, se nuk te hoqi njehere nga qeveria.Ishe bere si ciban per popullin

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.