Elis Bakaj konfirmon bisedimet me Partizanin për një rikthim të bujshëm te klubi ku u formua si lojtar dhe ndryshe nuk bën as personi i cili është përgjegjës për këtë transferim, drejtori sportiv i të kuqve të kryeqytetit, Genc Tomori.

Në një intervistë për “panaroma sport” Tomorri nuk nguron të pranojë tratativat me Bakajn, por nuk pëlqen të japë shumë detaje pasi lojtari dhe tifozëria e kuqe vitet e fundit nuk i kanë patur fort të mira marrdhëniet.
Bakaj-470x264
“Bakaj është një lojtar shumë i mirë. Merkato është e hapur deri më 31 gusht dhe çdo gjë mund të ndodhë. Për momentin kaq mund të them”, është përgjigjur fillimisht Tomori. Më tej, ka vazhduar duke orientuar bisedën te prezantimi i Çanit, por pa mohuar interesimin dhe negociatat me ish-sulmuesin e kuq.

“Nesër (sot) prezantojmë Edgar Çanin dhe e gjithë vëmendja është e përqendruar aty. Më vonë të shohim”. Edhe në lidhje me Takun, drejtuesi i kuq ka deklaruar se merkato është e hapur, por sipas tij është e tepërt të flitet për emrat për momentin. Klubi i kuq nuk dëshiron që të nxitohet për të bërë publike tratativat me lojtarë të ndryshëm, pa u zyrtarizuar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb