PRISHTINE – Këngëtarja Genta Ismajli pak kohë më parë solli këngën e saj të re “Dy dashni”, të cilën publiku i saj e priti mjaft mirë.Tani ajo vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte në të gjitha qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë.

genta

Së fundmi, Genta ka pasur rastin që në një nga koncertet e saj të fundit të fotografohet me kolegun e saj, reperin Ledri Vula. Dyshja në fjalë duken mjaft të buzëqeshur teksa pozojnë krahë njëri-tjetrit, teksa fansat kanë vënë re edhe diçka tjetër në këtë fotografi.

Duket se Genta në këtë imazh duket pak më e mbushur se zakonisht, edhe pse vazhdon të mbetet tërheqëse dhe shumë seksi. Sidoqoftë, ndjekësit e tyre në rrjetet sociale kanë komentuar shumë këtë fotografi, duke i komplimentuar për pamjen.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: