TIRANE– Shqipëria është bërë pjesë e projektit të Bashkimit Europian GEO-CRADLE, që konsiston në mbledhjen e të dhënave statistikore në fushat e ndryshimeve klimatike, materialeve të lëndëve të para, sigurisë ushqimore dhe energjisë. Projekti është lancuar në Greqi në muajin shkurt dhe tashmë kanë nisur vëzhgimet e para. GEO-CRADLE është një projekt i koordinuar nga Observatori Kombëtar i Athinës (NOA) dhe i financuar nga Programi Horizon 2020 i Bashkimit Evropian. Ai është ngritur me qëllimin krijimin e një rrjetit aktorësh dhe një Qendre të Dhënash për Vëzhgimin e Tokës (EO) në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Ballkan. Kordinatori i projektit Dr. Haris Kontoes, i cili është edhe drejtor kërkimor i Observatorit Kombëtar të Athinës, tha se: “Të gjithë aktorët po kontribuojnë në krijimin e rrjetit koordinues multi-rajonal, të cilët do të monitorojnë në terren, si dhe do të shfrytëzojnë të dhënat nga eksperiencat e mëparshme. Do të nxisë ndërveprimin e aktorëve të EO-s si shkencëtar, ofrues të dhënash/shërbimesh, përdorues të të dhënave, organizatat qeveritare dhe vendimmarrësit”.

Projekti do të promovojë, përmes studimeve të dedikuara të fizibilitetit, arritjen konkrete të shërbimeve të EO dhe të dhënave në përgjigje të nevojave rajonale përmes katër prioriteteve tematike: përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, përmirësimit të sigurisë ushqimore, eksesit në lëndët e para dhe energjisë. Do të kontribuojë në zbatimin e përmirësuar dhe pjesëmarrjen në GEO, GEOSS dhe Copernicus në rajon.
Konsorciumi GEO-CRADLE sjell së bashku institutet kërkimore me famë, autoritetet publike, SME-të e specializuara dhe shoqata lider ndërkombëtare, duke kombinuar një shkallë të gjerë të ekspertizës në monitorimin e mjedisit të planetit përmes një ansambli të teknologjive të ndryshme të EO (p.sh. remote sensing, in-situ, sinergjisë së modeleve të avancuara) në fushat e Ndryshimeve Klimatike, Materialeve të Lëndëve të Para, Sigurisë Ushqimore dhe Energjisë.

Në këtë kontekst, GEO-CRADLE do të përcaktojë krijimin e një Qendre të Dhënash rajonale që do të shërbejë si një “one-stop-shop” që do të lehtësojë aksesin në të dhe shpërndarjen e të dhënave gjeo-hapësinore dhe informacionit të grumbulluar nga satelitët dhe rrjetet më bazë tokësore. Më tej, Portali i GEO-CRADEL do të veprojë si një ndërveprues midis shkencëtarëve dhe prodhuesve të të dhënave të ndryshme, duke ofruar një pikë të vetme për aktorët për identifikimin e të dhënave ekzistuese, aftësive, boshllëqeve dhe plotësuesve, të nevojshme për zhvillimin e sinergjive dhe tregut të mundësive përmes zinxhirit të plotë të vlerave dhe në lidhje me prioritetet rajonale. Duke bërë këtë. GEO-CRADLE aspiron të katalizojë më tej promovimin dhe lidhjen e të dhënave dhe shërbimeve të Copernicus brenda rajonit, ndërsa avantazhon integrimin e kapaciteteve të EO të Afrikës së Veriut, Lindjes së Mesme dhe Ballkanit në Sistemin e Vëzhgimit Global të Tokës të Sistemeve GEOSS.

“Integrimi i përdoruesve të të dhënave në këtë projekt është vendimtar që projekti t’i përgjigjet nevojave reale të tregut” tha Znj. Gaelle Le Bouler, Projekt Oficere e Komisionit Evropian (përfaqësuese e Agjencisë Ekzekutive për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – EASME). Për të përmbushur deri në fund këtë mision, aktivitetet e projektit kanë filluar me ndërtimin e një harte gjithëpërfshirëse të kapaciteteve rajonale të EO në katër fushat tematike (ndryshimet klimatike, siguria ushqimore, aksesi në lëndët e para dhe energjia) dhe një analize tërësore të nevojave që i korrespondojnë përdoruesve të të dhënave.

Në këtë kontekst të gjithë aktorët rajonal kanë nisur vëzhgimet, të cilat mbështetin identifikimin e boshllëqeve rajonale dhe sfidat dhe përpunimin e një pamjeje gjithëpërfshirëse të pjekurisë së EO në rajon. Vëzhgimet kanë nisur nga kryerja e intervistave dhe mbushjen e pyetësorëve specifikë të cilët do të bëhen të vlefshëm së shpejti në faqen e internetit të projektit. Të ndjekur nga katër studime fizibiliteti në fushat respektive tematike, këto aktivitete do të lehtësojnë rritjen e të dhënave dhe shërbimeve të EO në rajon, në mbështetje të mundësive më të mira të tregut për kompanitë e EO dhe SME-të dhe informimit të vendimmarrësve për përdoruesit e të dhënave. Organizatat nga Afrika e Veriut, lindja e Mesme dhe Ballkani, si nga sfera publike dhe ajo private, që i përkasin përdoruesve të të dhënave dhe/ose komuniteteve që ofrojnë shërbime/të dhëna do të përfitojnë nga plotësimi i pyetësorëve të vëzhgimit pasi do t’i lejojnë ata të shprehin nevojat e informacionit të tyre, për të informuar audiencën e gjerë rreth aftësive dhe kapaciteteve të tyre dhe do të bëhen pjesë e rrjetit të aktorëve rajonal i cili do të kërkojë të zbatojë GEO, GEOSS dhe Copernicus në të tre rajonet e projektit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: