Një konfirmim zyrtar ende nuk ka ardhur, por pamjet flasin qartë. Në disa foto të publikuara ekskluzivisht nga e përjavshmja Chi shfaqet Amal Alamudin me barkun e fryrë.

Avokatja dhe George Clooney presin binjakë, të cilët sipas parashikimeve duhen të lindin në pranverë.

Gruaja e aktorit amerikan është fotografuar me bashkëshortin dhe vjehrrin në aeroportin e Barcelonës, ku do të kalojnë disa ditë pushime.

Është hera e parë, që avokatja e famshme e të drejtave të njeriut shfaqet në publik me veshje që e tregojnë shtatzënë, deri tani ajo gjithmonë ka qenë e rezervuar dhe e ka fshehur shumë mirë barkun.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb