Sekretari për marrëdhëniet me jashtë i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, ka zbuluar telefonatat mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe përfaqësuesve të PPE. I ftuar në emisionin ‘Dritare’ të Rudina Xhungës në Vizion Plus, ai tha se ndërkombëtarët shprehën mbështetjen e plotë ndaj PD-së.

“Këto ditë ka pasur telefonata mes Bashës dhe zyrtarë të lartë të Brukselit. PPE ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj PD”, tha Bogdani.

Më herët, në media doli lajmi për këto telefonata, ku thuhej zyrtarët e BE, i kanë kërkuar Bashës që të hyjë në zgjedhje, pasi BE do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: