Legjenda e Mançester Junajtid, Rajan Gigs nuk shquhet si një lojtar problematik, por gjithsesi dhe ai ka patur raste kur ka humbur toruan. Uellsiani tregon se hera e parë në të cilën ai kishte pasur një shpërthim nervash dhe i ishte kundërvënë Aleks Ferguson gjatë viteve të tij si lojtar, kishte qenë pasi ishte ndeshur për herë të parë me Antonio Konten.

Bëhet fjalë në një takim të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në vitin 1996, ku Konte në atë kohë ishte lojtar dhe kapiten i “zonjës së vjetër”.
3B9B095300000578-4063152-image-a-40_1482538828146-470x314
Mançester Junajtid humbi 1-0 ndeshjen në Torino dhe Gigs kujton se si Konte e bëri të humbte toruan në fushë dhe jashtë saj. Trajneri aktual i Çelsit ishte pjesë e mesfushës në të cilin luanin edhe Zidan e Deshamp, ndaj sigurisht që nuk ishte e lehtë t’i kaloje.

“Duhet thënë se në mungesë të plotë alternativash, tentativat e mia për të dribluar atë natë në mesfushë ishin ndër më pak të suksesshmet e karrierës”, shkroi Gigs sot në një editorial për “Daily Telegraph”.

“Në dhomat e zhveshjes u nxeha me Ferguson dhe biseda përfundoi me mua që gjuajta një shishe që u përplas në kutinë e rrobave dhe përfundoi para këmbëve të Ferguson. E dija me saktësi se çfarë do të ndodhte më pas…”.

Uellsiani tregoi se ishte gjobitur me pagën e një jave për paraqitjen në fushë dhe sjelljen pas ndeshjes, por e kishte kuptuar që atëherë se çfarë cilësish kishte kundërshtari që kishte përballe dhe se kjo po ndihmonte Konten të arrinte suksese me Çelsin.
3B9B032400000578-4063152-Antonio_Conte_during_Juventus_s_1_0_victory_over_Manchester_Unit-a-37_1482538319517-470x449
“Që atëherë mund të shihje që Konte ishte një lider dhe një lojtar mjaft i mirë. Unë shoh diçka nga ai Juventus i madh te Çelsi i sotëm. Mbi të gjitha, ai Juventus ishte ndërtuar mbi një mbrojtje të shkëlqyer dhe ajo dyshe shumë agresive Montero-Ferrara, lojtarë të ndryshëm nga ata që ka aktualisht Çelsi, por po aq efektivë”, theksoi Gigs.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb