TIRANË – Gjakftohtë dhe pa asnjë ndroje shihni se si ky burrë vjedh në dyqan, pavarësisht se e dinte që ambienti vëzhgohej nga kamerat e sigurisë. Ky episod ka ndodhur të enjten, rreth orës 16: 15 në rrugën ‘Myslym Shyri’, në një dyqan me syze optike në Tiranën. ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet filmike, ku shihet hajduti, i cili ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së shitëses për një moment, për të vjedhur një palë syze.

Edhe pse duket qartë në pamjet filmike që ai është koshient për praninë e kamerave, pasi i hedh sytë tek to, përsëri pa iu dridhur qerpiku merr një palë syze dhe i fut në xhep.
Për më tepër shihni videon, ku duket dhe fytyra e qartë e hajdutit, i cili pasi merr syzet largohet i qetë. 222
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb