GREQI- Rreth 89 kg marijuanë janë gjetur nga policia greke në një banesë në Selanik. Sipas mediave greke operacioni u zhvilluar në zonën Retzikiou ku në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar 88 kg 988 gram marijuanë, 12.4 kg prej të cilave të llojit “çokollatë”.

U sekuestruan gjithashtu 554.8 gram kokainë, 384 gram përzierës, 1 pistoletë, 70 fishekë, 3350 euro, 2 peshore, 1 presë mekanike, 2 celularë. Policia ka arrestuar një shtetas grek 39 vjeç dhe partneren e tij shqiptare 31 vjeç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: