SHBA – Aktorja e filmave për të rritur, Amber Rayne, është gjetur e vdekur në vilën e sa,j në Sun Valley në Los Anxhelos. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e vdekjes së pornostares 31-vjeçare, e cila së fundmi kishte rrëmbyer vëmendjen e medias, pasi akuzoi kolegun e saj James Deen për përdhunim, gjatë xhirimit të një filmi.
Mediat në SHBA bëjnë të ditur se shkak për vdekjen e pornostares mund të jetë overdoza.

Në momentin kur 31-vjeçarja ka rënë në tokë pa ndjenja, ishte në shoqërinë e një mashkulli, i cili ka njoftuar menjëherë ambulancën. Por ndihma e shpejtë nuk ka shërbyer për aktoren, e cila kishte ndërruar jetë në vilën e saj.

Në dhjetor 2015, Amber Rayne deklaroi në një intervistë për “Daily Best” se kolegu i saj James Deen e kishte goditur dhe përdhunuar, teksa xhironin një film pornografik.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb