Shqipëria është përfshirë nga zjarret. Nga veriu në jug raportohet për dhjetëra vatra zjarri. Problematike situata është në qarkun e Gjirokastrës, ku prej ditësh zjarrfikësit dhe popullata përballet me një gjendje të rënduar.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se në Dropull dhe në Gorricë të Gjirokastrës ka riaktivizim të zjarreve. Flakët janë shumë pranë dy shtëpive dhe janë duke depërtuar. Në vendngjarje janë forca të shumta zjarrfikëse të cilat po mundohen të fikin zjarrin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: