Në një ankand në Gjenevë janë shitur një palë vathë diamanti me shumë prej 57 milionë dollarëve. Të dy diamantet kanë një shkallë të lartë të ndriçimit optik. Diamanti i kaltër i quajtur “Apollo Blue” është diamanti më i madh i kësaj kategorie  që ndonjëherë është shfaqur në ankand me 14,54 karat .Ndërsa tjetri ,diamanti quajtur “Artemis Pink “ është 16 karat. Emri i blerësit të vathëve më të shtrenjtë në botë nuk është bërë i ditur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb