TIRANE- Ish-kreu i Sfida-s, Gjergj Bojaxhi padit administratorin e firmës që ka koncensionin e parkimit në Vlorë për një borxh të pakthyer.

Mësohet se Bojaxhi, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës dhe kërkon nga ‘TIS Park’ kthimin e borxhit prej 225 mijë dollarësh që ai pretendon se ia ka dhënë hua administratorit të kësaj firme, Bashkim Shalla.

Ndonëse nuk njihet zyrtarisht një ortakëri në biznes mes të dyve, mësohet se Bojaxhi kërkon nga administratori i “Tis Park” dhe kthimin e interesave të akumuluara nga periudha e mos respektimit të kthimit të borxhit.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës, pak kohë më parë ka vendosur sekuestro preventive mbi asetet e “Tis Park” për llogari të ish-kreut të Sfidë-s, Gjergj Bojaxhi, sekuestro mbi 385 mijë dollarë.

Gjykata saktëson se më 22 prill 2016 Bojaxhi i ka dhënë Ballës në formë huaje 225 mijë dollarë sipas një marredhënie noteriale për t’ia kthyer këtë shumë brenda tre muajve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: