TIRANË – Lideri i partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 bëri një përshkrim të ngërçit politik në të cilin gjendet vendi aktualisht si dhe shprehu propozimet e partisë së tij për ndryshimin e vendit.

Bojaxhi u shpreh se partitë politike po e mbajnë peng vendin dhe po negociojnë në distancë në kurriz të popullit. Ai tha se çdo “marrëveshje e pretenduar” e tyre bëhet vetëm për të marrë ose mbajtur pushtetin, dhe jo për t’i dhënë një zgjidhje në të mirë të qytetarëve.

Kreu i “Sfidës” gjithashtu foli edhe për problemin e manipulimit të votës, që sipas të cilit bëhet para se vota të shkojë në kuti dhe jo gjatë votimit apo numërimit. Bojaxhi tha se përpara të gjithë reformave që bëhen, fillimisht duhet ajo politike, një Vetting i politikanëve abuzues.

Situatë politike në ngërç
Këto parti po e mbajnë peng vendin, po krijojnë krizë artificiale, nga rregulla zgjedhore e qeverisëse që ata vetë i kanë vendosur. Të dyja palët po veprojnë në distancë në kurriz të popullit shqiptar. Të dyja palët po tregojnë forcën dhe pushtetin që kanë në shkelje të të drejtave tona. Këto parti po negociojnë mbi kurrizin tonë, dhe çdo marrëveshje që pretendojnë se bëjnë është keq për popullin.

Qëndrimi i Sfidës
Qëndrimi ynë është i qartë, që të kemi një politikë të pastër. Për këtë duhet një reformë në politikë. Kjo klasë politike propozon reformë kudo por reformë në politikë nuk ka. Sfida për Shqipërinë do kërkojë një rikrijim të marrdhënies së politikës me popullin. Nëse nuk ndodh ky rindërtim i këtij raporti, sa do propozime të japim për sektorë të ndryshëm të jetës nuk do japin dot rezultate. Duhet të bëjmë një reformë në themel të politikës. Politikanët janë për t’i shërbyer popullit,  por kjo deri më sot nuk ka ndodhur

Zgjedhjet
E vetmja gjë që dallohet se çfarë bëjnë partitë e establishmentit, është të kujtojnë se janë pronarë të vendit, të popullit, të votës, por harrojnë që vota është e qytetarëve. Nëse pozita ka kapur shtetin dhe më pas ekonominë etj etj, është në shkelje të të drejtave tona themelore. Këto parti përpiqen të bëjnë një debat se kush ka bërë më shumë shkelje e kush ka bërë më pak. Të dyja na kanë mohuar një jetë ku të jemi të lirë, të shprehim opinionin tonë për partitë. Shqiptarëve po kërkohet t’i mohoet e drejta për të votuar lirisht. Sfida për Shqipërinë e ka për detyrë të futet në proces, dhe t’i japi mundësinë shqiptarëve të shprehin lirisht dëshirën.

Manipulimet në votime
Demokracia shqiptare nuk ka dështuar në kutinë e votimit, por para se vota të shkojë në kutinë e votimit. Jemi të bindur që vota e qytetarit vota numërohet e nuk preket. Ne mendojmë që problemet e demokracisë janë para se qytetari të votojë, ku presioni, paraja apo thesi i miellit ndikon në votë. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë shqiptarët kërcënohen apo blihen. Ata duan të mendojnë që vota jonë nuk vlen.

A është rritur përqindja e votuesve gri?
Dimë të themi që Sfida kërkon të përfaqësojë të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të lodhur me politikën e shpifur të këtyre viteve, ata qytetarë që duan të marrin vendin në dorë vetë.

Propozimet e Sfidës?
-Kufizim i politikanëve që do me thënë vetting i klasës politike aktuale. Të ketë figura të pastra në politikë. Dekriminalizimi është një proces përfaqësor, sepse ka plot politikanë që kanë abuzuar por nuk kanë të kaluar kriminale. Ne po kërkojmë një proces vettingu të mirëfilltë për të gjithë elitën politike të vendit.
-Kufizim i mandatit të politikanit. Jo më shumë se dy mandate në një post, ministër, kryeministër. Se duke ditur që mund të rrinë më gjatë, duan pushtetin, gjë që shton varfërinë.
-Partitë politike të mos trajtohen si prona private duke përdorur taksat tona. Duhet të ketë demokraci të brendshme në parti. Nëse duan t’i përdorin si prona private t’i bëjnë me paratë e tyre.
– Ne do u japim të drejtën për të bërë referendum. Kurrë s’kemi pasur një referendum nga qytetarët në këto 19 vite. Ne do kërkojmë ligj për referendum

Zgjedhjet në Francë
Zgjedhjet në Francë janë të rëndësishme për Francën pasi është një luftë mes populizmit, Brexit dhe Trump kundër një grupi që duan të vazhdojnë të bashkuar.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb