GJERMANI- Ngrirja e pasurisë, e cila i takon presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, mund të jetë opsion për Berlinin, si pasojë e ngritjes së tensioneve ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë.

Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Komisionit për çështje të jashtme në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman Roderich Kiesewetter. Ai ka thënë për radiostacionin “RBB”, se një masë e tillë duhet të jetë prodhim i vendimit të balancuar të Bashkimit Evropian në tërësi dhe se një veprim i tillë do të paraqiste zgjidhej afatgjate.

“Mendoj se është e mundur të ngrihet pasuria e klanit Erdogan jashtë vendit. Ne po ngrijmë pasurinë e oligarkëve rusë dhe për çështjen e Turqisë nuk po bëjmë asgjë”, ka thënë Kiesewetter, i cili është anëtar i Partisë Demo-kristiane të kancelares gjermane Angela Merkel.
Erdogan javën e kaluar tha se kjo parti dhe Të Gjelbrit janë armiq të Turqisë dhe u bëri thirrje shtetasve turq në Gjermani që në zgjedhjet e këtij vendi të mbështesin partitë tjera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb