Gjermania shpallet fituese e Kupës së Konfederatave. Gjermania mposhti në finale Kilin me rezultatin 1-0. Golin e vetëm për Gjermaninë e shënoi Lars Stindl.

gjermania 2

Skuadra e Joakim Low dhuroi një futboll të thjeshtë dhe shumë efikas në Rusi, duke merituar fitoren e garës.

Stindl kaloi gjermanët në avantazh, në minutën e 20 të pjesës së parë, pas një gabimi në mbrojtje nga ana e Kilit.

Më pas të dy ekipet u përballën si të barabartë dhe arritën të krijojnë shumë mundësi shënimi, por pa arritur të ndryshojnë shifrat e rezultatit.


Kili provoi në pjesën e dytë me anë të Eduardo Vargas, Arturo Vidal dhe Aranguiz, por dështuan të ishin konkret.

Marc-Andre ter Stegen bëri disa pritje të mirë, duke u bërë një nga më meritorët për këtë trofe.
Shqiptari Shkodran Mustafi luaji nga minuta e parë në mbrojtje.

Maradona-Ronaldo

Në pjesën e dytë, faktor u bë edhe teknologjia VAR, duke ndërprerë ndeshjen në 2-3 raste, çka solli ulje të ritmit të lojës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: