LEZHE-Në gjimnazin “Kolin Gjoka” të qytetit Lezhë paraditen e sotme ka ndodhur një sherr mes disa vajzash, ndërsa ata që janë argëtuar me këtë pamje kanë qenë bashkëmoshatarët e tyre që kanë nxituar t’i filmojnë.

E vetmja që mundohet t’i ndajë është sanitarja e gjimnazit, por pa sukses. Një qytetare ka dërguar videon tek JOQ, ndërsa shprehet se vajzat janë zënë për një djalë.

“Sot na panë sytë një sherr skandaloz mes gocave të gjimnazit “Kolin Gjoka” dhe më e bukura është se të gjithë po e shikonin si të ishte ndonjë spektakël. Dëgjova dhe mësova që janë zënë për një djalë”, shkruan qytetarja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: