Aventura e Mateo Musacchio me Villareal pas afro 8 vitesh ka përfunduar. Futbollisti argjentinas ka zgjedhur të vazhdojë karrierën tek kuqezinjtë e Milan ku sot ka kryer edhe vizitat miqësore.

Milan TV raportoi ‘live’ momentet kur mbrojtësi mbërriti në klinikën e “La Madonina” për të kryer testet fizike i veshur me bluzën e “djallit”, raporton “Goal.com”


Raportimet nga Italia tregojnë se transferta e parë e kuqezinjve në drejtimin e pronarëve të rinj, kushtoi afërsisht 18 mln euro. 26-vjeçari gjithashtu nënshkroi një kontratë që do ta mbajë të lidhur për 4-r vitet e ardhshme.

Milan kur pritet të mbyllet edhe java e fundit në “Seria A”, e ka të sigurtë vendin e 6-të ç’ka do të thotë se pas 3 vitesh rikthehet të luajë në Kupat e Europës.

Musacchio këtë sezon luajti 23 ndeshje në “La Liga” me Villareal duke e mbyllur kampionatin në vendin e 5-të. Mbrojtësi gjithashtu ka edhe 6 ndeshje me kombëtaren Argjentinase.

Kujtojmë se De Biazi kohë më parë tentoi t’a grumbullonte me Shqipërinë për shkak të origjinës së lojtarit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb