BERLIN- Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ishte e pjesë e delegacionit të qeverisë shqiptare në vizitën në Berlin dhe në takimin me Kancelaren Angela Merkel.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social në “Facebook”, Gjosha u shpreh se “takimi i sotëm me Kancelaren Merkel ishte një takim tejet konstruktiv për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj pa kthim pas drejt Europës së Bashkuar”.

“Falenderojmë Gjermaninë për mbështetjen e madhe që i jep procesit të integrimit të vendit tonë. Zbatimi i ligjit të Vettingut dhe progresi me 5 prioritetet do të jenë çelësi për hapjen e negociatave. Politika dhe institucionet shqiptare duhet të tregojnë angazhimin dhe gadishmërinë më maksimale, për të çuar përpara këtë proces historik për gjithë shqiptarët!”, shkruan Gjosha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb