Bëri bujë në media arrestimi nga Europol i dy vëllezërve nga Saranda, Dhimitër dhe Xhevahir Poti, në maj të vitit të kaluar në Belgjikë si pjesë drejtuese e organizatës ndërkombëtare të drogës të “Escobarit të Ballkanit”, Klement Balili.

Dy vëllezërit Poti, janë në hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej vitit 2015 ku në muajin nëntor, drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.

Mediat belge kanë publikuar sot detaje të reja në lidhje me këta persona. Sipas tyre, gjykata ka liruar me kusht të premten njërin prej vëllezërve, Xhevahir Potin. Ndërsa vëllain e tij, Dhimitër Poti, i cilësuar si koka e celulës së trafikut ndërkombëtar të drogës, gjykata e ka lënë në burg.

Por prokuroria belge e ka apeluar menjëherë vendimin e gjykatës për lirimin e Xhevahirit, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorise, Denis Goeman. Sipas mediave belge, prokurori shqiptar Adriatik Llalla, në takimin që ka pasur së fundmi me Prokurorin Federal Van Leeuw, ka kërkuar ndihmë për arrestimin e Klement Balilit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb