TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila dënoi me 50 mijë lekë të reja deputetin e PD-së, Edi Paloka, pas akuzës për shpifje ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Kreu i qeverisë e cilësoi një lajm të mirë vendimin e sotëm, sipas tij për shpifësit e PD-së, ndërsa paralajmëroi se ende nuk kemi parë gjë akoma.

“Një lajm i mirë ndëshkimi i radhës nga Gjykata e Lartë për shpifësin profesionist të PD✌️Por s’kemi parë gjë akoma, po vjen Vetingu????”, tha Rama në ‘Twitter’.

Pas vendimit reagoi dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke quajtur Palokën ‘artist të shpifjes’. Nga ana tjetër Paloka tha sot se vendimi u mor në kushtet e presionit. “Gjykata e Lartë e vënë nën presion nga bosi i Tahirit merr vendime të tilla. Kjo është arsyeja pse ne nuk lejojmë e nuk do të lejojmë që drejtësia të mbetet në duart e Ramës dhe kujtdo pushtetari tjetër”, u shpreh Paloka për “BalkanWeb”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: