Gjykata administrative ka ndaluar ndërtimin e HEC-it në Vjosë. Pas ankesave të shumta të banorëve të fshatin Kutaj, gjykata ka pranuar kërkesën e tyre.
Sipas gjykatës administrative, deklaratat mjedisore janë të pavlefshme pasi ndërtimi i HEC-it do të dëmtonte ekosistemin.
“Deklarata mjedisore është e pavlefshme. Është shkelur ligji pasi nuk janë bërë dëgjese publike”, është shprehur trupi gjykues.
Tre organizata mjedisore në mbrojtje të lumit të Vjosës dhe banorë të prekur nga hidrocentrali i Poçemit paditën të premten Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Energjetikës dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa kërkuan që gjykata ta shpallë kontratën të pavlefshme.
(e.f/BalkanWeb)