Është falur sepse është inteligjente dhe e talentuar. Me këtë motivacion një gjykatës në Londër, Grant McCrostie, ka kursyer një dënim me burg për 28-vjeçaren Natalia Sikorska, e arrestuar në 5 korrik ndërsa po tentonte të vidhte në supermarketin luksoz Harrods veshje në një vlerë prej 1000 paund.

Natalia Sikorska 3

Modelja polake, e cila nga viti 2015 studion në Universitetin e Westminster, ka arritur të shpëtojë me një dënim prej 12 muajsh por që është pezulluar me një qortim nga ana e gjykatësit që e ka këshilluar të mos vjedhë më në të ardhmen.

Natalia Sikorska 6

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në maj. Lavinia Woodward, një studente angleze 24 vjeçe, që edhe pse e kishte qëlluar me thikë të dashurin ndërsa ishte e dehur dhe e droguar, nuk ishte dënuar me burg. Gjykatësi Ian Pringle e kishte përcaktuar si shumë inteligjente.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb