TIRANE– Gjatë ditës së somte është zhvilluar seanca e dytë e gjyqit ndaj gjyqtares së pezulluar nga detyra Majlinda Andrea. Gjyqtarja akuzohet për korrupsion ndërsa bashkëshorti i saj, Odhise Andrea ndodhet ende në arrati. Prokurori cështjes kerkoi zgjatjen e afatit për zgjatjen e masës së pezullimit nga detyra te ndaj gjyqtares.

Vetë gjyqtarja nuk ishte e pranishme në seancë, ndërsa prokuroi cështjes tha se është parë e arsyeshme zgjatja e pezullimit të mandatit deri në datë 19 kur pritet të zhvillohet seanca e radhës. Në procesin gjyqësor ndodhej dhe eksperti i misionit të OPDAT, prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Joncaj.

Majlinda Andrea akuzohet se ka dhënë një vendim për njohje pronësie kundrejt një shume parash prej 50 mijë euro. Bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, ka komunikuar me sekserin Petraq Dashi dhe i ka kërkuar atij 50 mijë euro për marrjen e vendimit në favor të tij për pronën në Sarandë.

Trualli pretendohej nga Ilia Çabiri i cili ndodhet në arrest me burg dhe Eleni Lino qe ndodhet në arrest shtëpie, të cilin kishin nisur edhe procesin gjyqësor ku gjyqare ishte Majlinda Andrea. Çabiri dhe Petraq Dashi ndodhet në arrest me burg.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: