VENEZUELË-Autoritetet e Venezuelës kanë konfiskuar 3.7 tonë kokainë dhe lloje të tjera të drogave.
Ky grup i trafikantëve të drogës besohet se ishte i lidhur me kartelin Zeta, ka njoftuar komandanti i Gardës Kombëtare të Venezuelës.

Operacioni filloi më 14 maj, kur një kamioni që mbante 154 çanta me nga 30 kg kokainë u ndal në afërsi të kufirit të Kolumbisë dhe Venezuelës, raporton Reuters.

Rasti në fjalë çoi në zbulimin e një depoje të madhe të kokainës të cilat ky grup kriminal ishte përgatitur t’i shiste kryesisht në Amerikën Qendrore.

Autoritetet kanë arrestuar 10 persona të cilët besohet të jenë të lidhur me kartelin Zeta.

“Ne kemi demaskuar një rrjet ndërkombëtar që ka përdorur territorin tonë për trafikun e drogës ndërkufitar”, tha Nestor Reverol, komandant i Gardës Kombëtare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: