Në Estoni mund të kalosh në avantazh pa prekur topin madje që pas sekondës së 14 nga fillimi i lojës.

Në ndeshjen e kupës së Estonisë të luajtur të martën mes Levadia Tallinn dhe Paide ka ndodhur ky rast i paprecedentë. Ekipi i Paide nis topin nga mesi i fushës dhe sikundër ndodh zakonisht, futbollistët e kthejnë mbrapa. Pas disa pasave nga mbrojtësit, njëri prej tyre vendos ta kthejë te portieri, por ky i fundit gjendet i papërgatitur duke e shndërruar në një nga autogolat më të çuditshëm pasi mbrapa nuk mbetet as ai i Kondogbia në ndeshjen Inter-Chelsea.

Gjithsesi ajo që vlen është se Lavadia mori avantazhin pa prekur topin dhe për më shumë në sekondën e 14-të nga që nga fillimi i takimit.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: