Armando Sadiku vazhdon të jetë në qendër të vë- mendjes në kampionatin polak. Sulmuesi i Kombëtares ka qenë protagonist dje në takimin që Legia e Varshavës ka fituar ndaj Zaglebies, duke i ka hapur rrugën triumfit të skuadrës. Në minutën e 57-të, pas një asisti perfekt nga krahu i djathtë, goditi me një të djathtë të kalibruar nga brenda zonës dhe e dërgoi topin në trekëndësh. Pas ndeshjes, në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”, Sadiku rrëfeu rikthimin te goli dhe polemikat që shoqëruan javët e fundit qëndrimin e tij disi në hije.

Armando, na thuaj pak çfarë mendove te gjuajtja e golit?

Mora një pasim në momentin e duhur dhe vendosa thjesht ta devijoj si duhet topin, por edhe ta gjuaj pak fort me qëllim që portieri të mos kishte mundësi ta kapte. Të mos kishte as kohë të reagonte, kjo është ideja…

A keni realizuar gol të ngjashëm më parë?

Po, kam realizuar edhe më parë. Jo vetëm në stërvitje, por edhe gjatë ndeshjes.

Patët një moment jo fort brilant këto javët e fundit…

Po, është e vërtetë, pas një fillimi të mirë, e pata disi të vështirë. E them këtë sepse m’u desh të njihja më mirë shokët e skuadrës, qoftë edhe mentalitetin e tyre.

A mendoni se i jeni përshtatur mirë tani?

Tani mendoj se situata është krejtësisht normale dhe besoj ia kam dalë mirë. Njohim më mirë njëritjetrin, jo vetëm unë, por edhe ata kanë kuptuar më mirë se si luaj. Besoj se jemi në rrugën e duhur./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: