E ardhmja e Etrit Berishës do të jetë në klubin bergamesk të Atalantës pasi Lacio, ekipi që zotëron kartonin e shqiptarit, e ka përfshirë në tratativa për sigurimin e shërbimeve të sulmuesit Alejandro Gomez (Papu).

Argjentinasi pak ditë më parë debutoi me kombëtaren e kjo nuk mund t’i shpëtonte Inzaghit, trajnerit të Lazios, që duke parë edhe sezonin fantastik me Atalantën kërkon t’a ketë nën urdhëra futbollistin shtatshkurtër.
Alejandro+Gomez+Atalanta+BC+v+Genoa+CFC+Serie+_EqTTRC3U0_l
Sipas asaj që raporton “Republica”, Gomez do transferohet tek Lacio për 15 mln euro, por 10 do paguhen neto ndërsa 5 të tjerat do t’i plotësoj kartoni i Berishës që do kaloj përfundimisht tek Atalanta.

Paga që vetë lojtari argjentinas do përfitojë te Lacio është 1.5 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb