Gjiganti amerikan i informatikës “Google” ka vendosur të investojë të paktën 830 milionë euro në kompaninë koreanojugore “Lg Display”, për të nxitur prodhimin e ekraneve të teknologjisë “Oled” për t’i përdodur në smartfonë, shkruan e përditshmja ekonomike tajvaneze “The Economic Times”.

Ky investim do t’i mundësojë LG-së të hapë një linjë të re për prodhimin e ekraneve Oled fleksibl, që do të pajisin gjeneratën e re të smartfonëve “Pixel” të prodhuar nga “Google” dhe që pritet të shfaqen në treg në vjeshtë.

Aktualisht kompania koreanojugore prodhon panele “Oled” fleskibël të dimensioneve të vogla, që gjenden të pajisje si “Apple Watch” apo orat inteligjente të “Lg Electronics”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: