Kompania e mirënjohur për teknologji në Shtetet e Bashkuara Google bëri një hap përpara drejt nismës së saj për  makina plotësisht të automatizuara, që ecin vetë, pa patur nevojë të drejtohen nga njeriu.   Google thotë se një ditë automjetet e saj do ta ecin vetë më mirë, se sa makinat e sotme që drejtothen nga njerëzit.  .

Makinat automatike nuk janë diçka e rallë në shtetet perëndimore të Shteteve të Bashkuara si Kalifornia apo Nevada, ku ligjvënësit janë më të gatshëm të pranojnë idenë e automjeteve që nuk kontrollohen në çdo moment nga njeriu.
Deri tani, Google ka realizuar kovertimin e makinave standarte në makina që mund të ecin vetë, por, që në se është e nevojshme, njeriu mund të vihet menjëherë në kontroll të tyre.

Makina dy-vendëshe e prezantuar ditët e fundit, është një koncept komplet i ri, ku njeriu nuk luan asnjë rol në drejtimin e makinës.

Përdoruesi shënon adresën e destinacionit në kompjuterin e makinës, dhe më pas nuk luan më asnjë rol në lëvizjen e saj. Ai mund të soditë peizazhin ose të ndjekë lëvizjen e makinës në ekranin brenda saj. Shpjetësia maksimale është kufizuar në 40 km/orë. Nuk ka ende një datë ekzakte se kur këto automjete vihen në përdorim, por mendohet brenda 5 viteve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb