VLORE– Dy pushues nga Kosova kanë rënë pre e grabitjes në Vlorë dhe Dhërmi. Burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se dy pushuesve u janë marrë çantat e dorës, ku kanë pasur bizhuteri me vlerë dhe para.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku 53-vjeçarit me inicialet F. M, nga Kosova i kanë marrë çanten personale në të cilën kishte disa bizhuteri me vlerë 700 euro.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme 21-vjeçarit me inicialet S. E., banues në Llabian, i kanë grabitur në lagjen ‘Pavarësia’ portofolin me kartën e identitetit, si dhe një kartë banke e Shqipërisë, 200 euro dhe 2000 lekë.

Të dy pushuesit kanë bërë denoncim në polici, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb