TIRANE- Falë një operacioni të përbashkët të Sektorit për Krimet e Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 në Tiranë janë arrestuar grabitësit e një kasaforte tek rruga e Dibrës dy ditë më parë.

Ata janë Eduart Ngota, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Zenel Dama, 27 vjeç banues në Tiranë. Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim një person të tretë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 9500 euro, 3 ora , 3 byzylykë dhe 1 varëse floriri si dhe 1 automjet.
8fbf85e0-0ebe-4ea0-abfe-4fabb41c7ce7
DEKLARATA E POLCISË
Sektori për Krimet e Rënda pranë D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në kuadër të operacionit “ROLEKSI”, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve :

– Eduart Ngota, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

– Zenel Dama, 27 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi në sajë të një pune të mirëorganizuar hetimore, është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e “Dibrës”.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sendet e ndodhura në kasafortën e vjedhur :
– 9 500 (nëntë mijë e pesqindë) euro.

– Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë gri metalizato.
– Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë floriri.
– Një orë Jaeger Lecoultre, me ngjyrë floriri.
– Tre byzylyk floriri.
– Një varëse floriri.
– Një automjet i tipit “Fiat Punto” ( i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes).

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja :

– R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb