TIRANË- Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë në një firmë private. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, në autostradën Durrës-Tiranë, tek një firmë private.

Mësohet se autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e objektit, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë, kanë hapur kasafortën dhe në brendësi të cilës kanë marrë rreth 1.000.000 lekë, (10 milion leke te vjetra). Po kështu për të mos u zbuluar, grabitësit kanë marrë edhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale, megjithëse identifikimi i tyre vështirësohet për shkak të mungesës së pamjeve filmike. Ndërkohë janë shoqëruar rojet e sigurisë së biznesit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb