BURREL- Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur gjatë natës zyrën e gjendjes civile në Burrel.

Mësohet se autorët kanë thyer xhamat e dritareve dhe kanë hequr hekurat, e më kanë hyrë në zyrën e gjendjes civile.

‘BalkanWeb’ mëson se grabitësit kanë vjedhur lekët që ishin në arkën e gjendjes civile.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:30, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka njoftuar një punonjës i Bashkisë Mat, se është thyer xhami i zyrës së gjendjes civile dhe është hapur dritarja e kësaj zyre.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se persona ende të pa identifikuar kanë thyer xhamin e dritares, kënë këputur hekurat e dritares dhe kanë hyrë në zyrën e gjendjes civile. Personat ende të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën që ndodhej në zyrën e gjendjes civile ku brenda saj kishte vetëm pulla që shërbejnë për dhënie çertifikate si dhe një sasi të vogël vlerash monetare që ndodheshin jashtë kasafortës.

Sipas deklarimeve paraprake të marra nga një punonjësi i gjendjes civile deklaron se në kasafortë ndodheshin vetëm pulla dhe asnjë material tjetër. Kasaforta ku ndodheshin vulat e zyrës së gjendjes nuk është prekur. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: