TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën gjyqësore për grupin e grabitjes në pistën e Rinasit për më 13 mars pas kërkesës së një prej punonjësve të sigurisë të arrestuar pas ngjarjes që ndodhi më 30 qershor.

I pandehuri Kujtim Picari ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë që dhe një nga avokatët ka kërkuar të njihet me dosjen.
Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë, u ndalua më 1 korrik të 2016, një ditë pas ngjarjes, bashkë me katër persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi më 30 qershor të vitit të kaluar, kur tre persona me armë e maska kaluan sistemet e sigurisë së Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe hynë deri në pistën e avionëve ku morën disa thasë me para që do të transferoheshin jashtë vendit me avionë.

Të parët që u ndaluan për grabitjen ishin disa prej punonjësve të sigurisë, mes tyre dhe Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: