KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me dhunë të ndodhur natën mes së dielës dhe së hënës, në fshatin Kamenicë. Sipas të dhënave zyrtare, autori i dyshuar, 30-vjeçari Enkeledi Kajo u kap në flagrancë, në tentativë për të kryer vjedhjen e një banese tjetër po në këtë fshat.

Kajo lindur në fshatin Nikolicë, Korçë e banues në Durrës (i dënuar më parë për vjedhje) po tentonte të vidhte në banesën e shtetases E.M., 43 vjeçe.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë, po vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjes me dhunë të banesës së shtetasit N.B., 53 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 27.03.2017 në fshatin Kamenicë.

Pasi nga hetimet e kryera, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të jetë njëri prej autorëve të mundshëm të saj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të implikuar në këtë ngjarje. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: