TIRANË- Pak orë pas grabitjes së një biznesi në autostradën Durrës-Tiranë zbardhet dëshmia e rojeve në polici.

Mësohet se rojet kanë deklaruar se kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur grabitja dhe nuk kanë parë asgjë. Dyshimi i tyre ka ardhur pasi kanë parë sistemin regjistrues të kamerave të sigurisë të hequr, raporton “BalkanWeb”.

“Na kishte zënë gjumi, s’kemi parë e as kemi ndjerë asgjë. Ne dyshuam për vjedhjen vetëm pasi pamë DVR-në të hequr”, ka deklaruar ata.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” se policia dyshon se është i njëjti grup i grabitjeve të tjera në bizneset e kësaj zone.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 05:45 në një fabrikë sallami në autostradë, ku autorët kanë hapur kasafortën pa u ndjerë nga rojet dhe kanë marrë 10 mln lekë të vjetra dhe janë zhdukur pa gjurmë. Policia po heton për identifikimin e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb