TIRANE- Një grabitje me dhunë ka ndodhur dje në kryeqytet. Mësohet se 3 persona ende të paidentifikuar i kanë dalë para një mjeti tip ‘Volsvagen’ dhe më pas kanë grabitur pasagjeren, e cila ishte dhe ekonomiste e një firme private. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën ‘Memo Meto’.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se autorët kanë vjedhur një shumë prej 1.000.000 Lekësh. Pas raportimit të ngjarjes, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 29.05.2017, rreth orës 12:30, në rrugën “Memo Meto”, tek ish “Restorant Durrësi”, tre persona të paidentifikuar, i kanë dalë para automjetit tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin T. M., i 31 vjeç, dhe shtetases A. P., 33 vjeçe, ekonomiste ne një firmë private, i kanë marrë me dhunë shumën monetare prej 1.000.000 Lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: