VLORË-Një 63-vjeçar ka rënë pre e një grabitje në Vlorë. Ngjarja në fjalë ndodhi dje rreth orës 19:10, në lagjen “10 Korriku”. Ka qenë vet 63-vjeçari me inicialet A.S ai që ka denoncuar në polici ngjarjen. Burime zyrtare bënë me dije se 3 shtetas pasi kanë ushtruar forcë i kanë marrë 25.000 lekë të rinj, 300 euro si dhe 3 aparatë celular dhe më pas janë larguar me shpejtësi me ndihmën e një automjeti të llojit ‘Benz’.

Nga veprimet e shpejta hetimore, policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej bashkëpunëtorëve, shtetasin G.Gj.

(Për arsye hetimore nuk mund të bëjmë publike gjeneralitetet e plota). Sakaq, po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: