Pas arrestimit të tre tatimorëve që kishin abuzuar me detyrën duke i zhvatur 40 mijë lekë një administratoreje biznesi, Rama bëri thirrje nëpërmjet një statusi në Facebook, që “duhet të ngremë krye ndaj këtij soji grabitqarësh”.

Megjithatë nuk munguan as replikat në postimin e bërë nga kreu i qeverisë, ku një prej komentuesve i thotë se “grabitqarët që vjedhin Shqiërinë i ke sjellë ti vetë”.

Rama jo vetëm që i kthen përgjigje por ‘heton’ dhe profilin e djalit që i komentoi dhe i kthehet në mënyrën e tij, madje dy herë.

Komentuesi: Grabitqaret e tu jan ata ti i ke cuar aty se te shikojn ty ata qe vjedh shqiperine dhe zanatin nga ty e kan

Rama: Po mor Skerdi po sikur te shkoje ne shkolle e te mesoje perpara se te besh analistin dhe te mos humbje kohe duke filmuar cigaret ne kafene, a nuk do ishte me mire per ty si thua?

Komentuesi: Xhaxhi rama te fundit ne shkolle te paret ne jete.. kohen e lir e kaloj sipas menyres time.. dhe per sa pet shkollen e kam mbaruar dhe jemk detyruar te ikim nga shqiperia se nuk jetohet duke punuar me pune 200 milek respekte

Rama: nuk e di cfare shkolle ke mbaruar po me shqipen qe shkruan edhe tetevjecaren ta kane dhene me hater! Ndersa sa per ate i fundit ne shkolle i pari ne jete prit edhe ca dhe do ta provosh vete

Komentuesi:  Mos ik me imagjinate se e le shqiperine te ngelur ne klase por shiko puno dhe hap vende pune… dhe lexoe deri ne fund mesazhin mos e anashkalo sipas deshires tende dhe te komentosh sipas deshires tende por lexo nje te vertet qe e ke katandisur ate vend qe po ikin te gjithe … shpresoj me gjithe zemer te besh dicka dhe te futemi ne europ keto 4 vjet dhe te ndryshohet dicka

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb