FIER – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi bëri sot disa batuta në takimin elektoral me banorët e Fierit, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri, Edi Rama.

“Do ishte e mira të ftohja dhe një artiste këtu, si Irma Libohova për shembull. Sepse forca e femrës është shumë e madhe, kush ka vajza, botën ka”, tha Gramoz Ruçi në hyrje të takimit, i cili është dhe vetë baba i një vajze.

“Kryeministri jo vetëm që është vetë i mirë, por ka dhe një staf që të nxjerr nga halli, faleminderit stafit të kryeministrit. Kush më shumë se Edi Rama në 4 vjet ka bërë për popullin”, – tha Ruçi pas vënies në sfond të një prej këngëve të Irma Libohovës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: