GREQI– Një shqiptar është gjetur i vdekur në një lagje të Athinës në Greqi. Sipas mediave vendase viktima i gjetur nga kalimtarët gjatë ditës së hënë i përket një shqiptari 24-vjeçar, por identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.

Viktima u gjet nga kalimtarët në lagjen ‘Kypseli’ në kryqëzimin e rrugëve “Ipolitu” me “Patision”, raporton media greke news247.gr.

Shqiptari u gjet me plagë në trup të shkaktuara nga mjete të mprehta, por ka ndërruar jetë në ambulancë pa pasur mundësi të transportohet në spital.

Policia greke ka njoftuar familjen e 24-vjecarit që ndodhet në Shqipëri. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Dyshohet se vrasja ka ardhur pas një grindje për çështje personale. Policia greke ka nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb