GREQI- Mbetjet e një helikopteri ushtarak grek i rrëzuar gjatë një fluturimi të planifikuar me 5 ushtarakë në bord, u zbuluan ditën e sotme pranë Larisës, disa orë pas humbjes së sinjalit nga radarët. Lajmi konfirmohet nga Shtabi i Përgjithshëm grek.

“Për momentin nuk bëhet asgjë e ditur në lidhje me fatin e pesë anëtarëve të ekuipazhit, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë punën”, tha për median zëshënësi i Shtabit të Përgjithshëm, koloneli Nikolaos Fanios.

Një operacion shpëtimi ka nisur ndërkohë me pjesëmarrjen e dy helikopterëve ushtarakë dhe një avion i forcave zjarrfikëse.

“Tre pilotë dhe dy ushtarakë të tjerë gjendeshin në bord”, saktësoi Fanios për median.

Helikopteri i llojit “Huey UH-1H” u nis në orët e para të mëngjesit nga Larisa, një qytet në qendër të vendit, me destinacion Kazanën (veriperëndim), referuar Shtabit të Përgjithshëm.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: