ATHINË– Syriza, partia e majtë radikale e kryeministrit grek, Aleksis Cipras shprehu mbështetjen e saj për Jean-Luc Mélenchon përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, në një letër dërguar sot partisë Komuniste franceze.

“Kandidatura e Mélenchon përfaqëson një shpresë ndryshimi për Francën dhe Evropën”, u shprehte me anë të një letre Panos Rigas, sekretari i përgjithshëm i Syriza-s, shkruan AFP.

“Dinamika e krijuar nga kandidatura e Mélenchon lind shpresën duke i dhënë fund dilemës tronditëse mes ortodoksisë financiare neoliberale dhe nacionalizmit të ekstremit të djathtë”, vijon në këtë tekst partia fituese e zgjedhjeve legjislative greke në 2015.

“Alternativa e vërtetë përballë një makthi që përfaqëson Le Pen, është Jean-Luc Mélenchon”, shtoi ai.
Alexis Tsipras nga ana e tij nuk ka një qëndrim zyrtar për zgjedhjet në Francë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: